Plagosi me thikë 40-vjeçarin në një lokal në ‘ish- Bllok’, arrestohet njëri nga autorët! Tjetri ende në kërkim

Plagosi me thikë 40-vjeçarin në një lokal në ‘ish- Bllok’, arrestohet njëri nga autorët! Tjetri ende në kërkim

Eder Dorzi dhe lokali ku ndodhi ngjarja

TIRANË- Maren Hoxha, 27-vjeç është arrestuar ditën e sotme nga blutë e kryeqytetit pasi ishte i shpallur në kërkim, si një nga autorët e dyshuar të plagosjes së 40-vjeçarit Eder Dorzi në një lokal në ish-bllok.

Bashkë-autori tjetër i dyshuar, Heridon Hasa, është ende në arrati, ndërsa autoritet vijojnë punën për kapjen e tij. Hoxha dhe Hasa njihen nga policia e Tiranës si përdorues të lëndëve narkotike.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e 21 janarit në një lokal në zonën e ish-Bllokut. Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema, bëjnë me dije se brenda ambienteve të lokalit “De Sharm”, Eder Dorzi, 40 vjeç është plagosur disa herë me thikë nga 2 persona të tjerë të cilët ndodheshin në të njëjtën tavolinë. I plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës që ditën që ndodhi ngjarja. Maren Hoxha dhe Heridon Hasa janë dy autorët e dyshuar. Vijon puna për lokalizmin dhe kapjen e Hasës.

Kush është 40-vjeçari që mbeti i plagosur?

Eder Dorzi rezulton një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar pasi ishte në kërkim ndërkombëtar në Itali për shkak se ndaj ishte lëshuar urdhër arresti nga gjykata e Milanos si i përfshirë në një organizatë kriminale dhe prostitucion.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?