Një 75-vjeçar në Librazhd është arrestuar pasi ka plagosur me thikë një 46-vjeçar. Konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 46-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Njëkohësisht është arrestuar edhe një 48-vjeçar pasi ka fshehur armën dhe nuk ka kallëzuar krimin.
Bashkëshortja e tij gjithashtu është nën hetim pasi ka bashkëpunuar për fshehjen e thikës dhe ka refuzuar të japë informacione për ngjarjen.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Komente










