Gjykata e Durrësit ka konfirmuar masën e arrestit me burg për 14-vjeçarin me inicialet M.K., i cili ditën pardje plagosi me thikë një 15-vjeçar.

"Masë Sigurimi "Vleftesimin e ligjshem te arrestit dhe caktimin e mases se sigurimit ndaj te miturit ne konflikt me ligjin M. K. i dyshuar per kryerjen e veprave penale te parashikuar nga neni 76-22 e 279/2 K.Penal"-   Gjyqtar: Elvis Sulejmani- Gjykim datë 27.11.2025 , ora 14:30- Me dyer të mbyllura (për shkak të parashikimeve ligjore në fuqi dhe veçanërisht për shkak të pjesëmarrjes së të miturit në konflikt me ligjin)",- thuhet në njoftimin zyrtar.

I plagosuri, 15-vjeç, nxënës i shkollës “Dom Nikollë Kaçorri”, në Durrës është në gjendje kritike, pasi thika e ka kapur në zemër. Prej 48-orësh ndodhet në reanimacion, pasi i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Thika i ka prekur zemrën dhe gjendja e tij është mjaft kritike. Jashtë kameras i ati, tha se nuk është momenti për të folur mbi konfliktin, pasi presim të përmirësohet shëndeti i djalit. Ndërkohë nuk kanë munguar vullnetarët që kanë dhuruar gjak.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të së martës, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësojnë të dy nxënësit e përfshirë në konflikt.

Burimet policore thanë se sherri nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë. Dyshohet se 15-vjeçari i plagosur e kishte marrë në telefon autorin 14-vjecar për të kërkuar sqarime, pasi kishte dëgjuar se ai e shante vazhdimisht në shkollë.

Ata u dakorduan të takoheshin për tu sqaruar ku të pranishëm kanë qenë dhe shokë të tjerë të dy palëve. Në foto po shihnin thikën me të cilin 14-vjecari goditi në zemër shokun e shkollës, i cili po I kërkonte llogari për sharjet e ofendimet. Policia vazhdon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa 15-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për jetën e tij.