Një 16-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e vet.
Ngjarja u regjistrua ditën e djeshme në një lokal te ish-Nisharaku, ku dy të miturit u përfshinë në një sherr, duke bërë që 16-vjeçari me inicialet E.Zh., të merrte thikën dhe të godiste bashkëmoshatarin.
Po ashtu kanë nisur hetimet edhe për dy të mitur të tjerë, një 16 vjeç dhe një 17, të dyshuar si pjesëmarrës në sherr. I plagosuri është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen arsyet që çuan në konflikt të miturit, ndërsa policia vijon hetimet.