Plagosi me thikë dy vëllezër, arrestohet 27-vjeçari në Fier

Plagosi me thikë dy vëllezër, arrestohet 27-vjeçari në Fier

Foto ilustruese

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohet se ka plagosur me thikë dy vëllezër.

Mësohet se Klaudio Tringa ka plagosur dy vëllezërit pas një sherri për motive të dobëta.

D. S., 32 vjeç dhe E. S., 38 vjeç ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë
Plagosi me thikë 2 shtetas, kapet dhe arrestohet nga Policia 27-vjeçari.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Fermë Çlirim një shtetas ka plagosur me thikë 2 vëllezër, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë të cilët bënë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. T., 27 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier, pasi në fshatin Fermë Çlirim, Fier, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës( thikë) shtetasit D. S., 32 vjeç dhe E. S., 38 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier, të cilët morën mjekim në Spitalin Rajonal Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?