Plagosi me thikë dy vëllezërit në Tiranë, 35-vjeçari sapo ishte kthyer nga Italia! Sherri nisi për ngacmimin e një vajze 3 vite më parë

Plagosi me thikë dy vëllezërit në Tiranë, 35-vjeçari sapo ishte kthyer nga Italia! Sherri nisi për ngacmimin e një vajze 3 vite më parë

1692003497_Screenshot1.jpg
Një sherr me thika u regjistrua në Tiranë, ku një 35-vjeçar, Gert Latifi, plagosi me thikë dy vëllezër. Report Tv sjell të tjera detaje nga ngjarja, ku mësohet se Latifi ishte kthyer pak kohë më parë nga Italia, ku jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët.

Sherri mes tyre kishte nisur për ngacmimin e një vajze, tre vite më parë. Mbrëmjen e djeshme, 35-vjeçari Latifi komunikoi me dy vëllezërit dhe la takim për t'u sqaruar. Konflikti mes tyre fillimisht nisi me fjalë, u pasua me sharje dhe përplasje fizike me grushte. Më pas Latifi i plagosi me thikë. Pas ngjarjes u largua menjëherë dhe u zbulua nga mjeti që lëvizte, të cilën e kishte marrë me qira. Më pas policia arriti ta arrestojë në një hotel në Lushnjë. Ndërkohë, dy vëllezërit janë në spital nën kujdesin e mjekëve.


Lajmi kryesor:

Sherr për ngacmimin e një vajze 3 vite më parë, 35-vjeçari plagos me thikë dy vëllezërit në Tiranë! Arrestohet në një hotel në Lushnjë, i gjendet kokainë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës