Korçë/ Plagosi me thikë ish të dashurën, 41 vjeçari dëshmon: S'më ktheu borxhin, mori shuma deri në 5 milionë lekë! Gjykata e lë në burg

Korçë- Gjykata e Korçës caktoi sot (10 nentor) masën arrest me burg për 41 vjeçarin Ilir Çami i cili plagosi me thikë ish të dashurën e tij në qytetin e Korçës. Sipas mbrojtjes gjatë seancës gjyqësore Ilir Çami ka shprehur pendesë për plagosjen, por ka ngritur pretendimin se Mandarina Çela ka përfituar prej tij shuma monetare në periudha të ndryshme që arrinin deri në 5 milionë lekë të vjetra.

Gjatë seancës ai ka shpjeguar se arsyeja e konfliktit ka qenë pikërisht fakti se Mandarina nuk i kthen lekët që i ka marrë.

Pavarësisht të gjithave ai ka thënë se është ende i dashuruar me Çelën.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e së mërkurës (6 nëntor) teksa shtetasja 46 vjeçarja Manderina Çela ka qenë duke lëvizur në lagjen nr 4 në afërsi të spitalit rajonal të Korçës. Autori dhe 46 vjeçarja shkëmbyen shkurtimisht një bisedë teksa kjo i fundit i ka thënë mos më përndiq, kaq ka mjaftuar që konflikti i tyre të agravonte deri në përdorimin e thikës që autori e posedonte.

Ilir Çami plagosi ish të dashurën në zonën midis mjekrës dhe qafës,por fatmirësisht plaga nuk ishte e thellë dhe aktualisht 46 vjeçarja ka lënë ambjentet e spitalit dhe është kthyer në banesën e saj.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë