Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje (31 gusht) në Vaun e Dejës, pasi një 21-vjeçare goditi me thikë një të moshuar, pasi ky i fundit sipas vajzës ka tentuar që ta përdhunojë. Ngjarja është regjistruar në fshatin Deje, të bashkisë së Vaut të Dejës në banesën e 21-vjeçares e cila ka qenë vetëm në shtëpi.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se sipas rrëfimit të të resë, 68-vjeçari ka tentuar që të kryejë marrëdhënie me dhunë ndaj saj dhe kjo e fundit në kushtet e vetëmbrojtjes e ka goditur me thikë të moshuarin disa herë. E reja ka pranuar autorësinë në policinë e Shkodrës dhe ka rrëfyer ngjarjen. I moshuari mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës.

Nga ana tjetër policia thotë se ka arrestuar 21-vjeçaren me iniciale N.N për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

‘Mbrëmjen e djeshme, 21-vjeçarja, dyshohet se për motive të dobëta, plagosi me mjet prerës (thikë), shtetasin Z. P., 68 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë, shtetasja N. N. u identifikua dhe u shoqërua menjëherë pas ngjarjes, si dhe iu sekuestrua mjeti prerës (thikë), me të cilin kreu plagosjen.’- njofton policia.

Lajmi në përditësim...