Një konflikt për motive të dobëta ka vijuar në një plagosje me thikë mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Një 23-vjeçar plagosi me thikë një 21-vjeçar si pasojë e konfliktit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin O. M., 23 vjeç, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".
Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. M., 21 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.