Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia në Tropojë, pasi ka plagosur me thikë të mprehtë një të ri.
Shtetasi B.M banues në fshatin Dragobi, u arrestua nga policia pasi pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të mprehtë shtetasin P. M., 27 vjeç.
27-vjeçari, banues në fshatin Gri, ndodhet në Spitalin e Tropojës nën kujdesin e personelit mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
‘Në qytetin e Bajram - Currit, ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të mprehtë shtetasin P. M., 27 vjeç, banues në fshatin Gri, i cili ndodhet në Spitalin e Tropojës nën kujdesin e personelit mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale " Plagosja e rëndë me dashje", dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".’- njofton policia.