DURRES- Një 56-vjeçar me iniciale P.B. banues në Durrës pasi pas një konflikti për motive që nuk bëhen të ditura ka qëlluar me thikë në pjesën e gjoksit 25-vjeçarin me iniciale A.N.
Ky i fundit është dërguar në spitalin e Durrësit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Tashmë materialet hetimore për këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë" dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".
Komento