BULQIZË- Një 37- vjeçar është arrestuar nga policia në Bulqizë, pasi është autori i plagosjes së 47- vjeçarit L.XH.

Në pranga ka përfunduar, Ulvi Cami, 37 vjeç. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 17:30 në fshatin Gjoricë, ku Cami ka plagosur me mjete të forta në kokë L.XH.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Bluqizës, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mbi të arrestuarin rëndon vepra penale e “Plagosje e lehtë me dashje”.

Njoftimi i policisë:
Bulqizë Plagos me mjete të forta në kokë një shtetas Arrestohet në flagrancë nga Policia Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi : Ulvi Cami, 37 vjeç, banues në Gjoricë-Bulqizë Arrestimi i tij u bë pasi me datë 10.09.2017, rreth orës 17.30, në fshatin Gjoricë, Bulqizë, për motive të dobëta shtetasi i lartëpërmendur ka goditur me mjete të forta në kokë shtetasin L.Xh, 49 vjeç, banues në Gjoricë.

I dëmtuari ndodhet në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje", parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com