Plagosi efektivin e policisë në Himarë, burg për 60-vjeçarin! Autori i penduar në Gjykatë: U kërkoj falje familjarëve

VLORË- 60-vjeçari Theodhori Mërkuri, i cili plagosi efektivin e policisë, Redin Çaushaj njoh në Gjykatën e Vlorës me masën e sigurisë “arrest me burg”. Sic shihet në dokumentin e siguruar nga Report TV, prokuroria e akuzon 60-vjecarin për vrasje me dashje të punonjësit të Policisë së Shtetit, mbetur në tentativë. Kodi penal parashikon dënim me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Po kështu gjyqtarja Mirela Mishgjoni la në arrest me burg dhe Alqi Priftin, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.  

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së martës, ku efektivi Redin Çaushaj mbeti i plagosur teksa ndërhyri për të shuar sherrin mes Mërkurit dhe Priftit ne zonën e njohur “kthesa e Pilurit”.

Në momentin që po ndodhte konflikti, 28 vjeçari Çaushaj, me detyrë inspektor i Policisë së Lukovë ka qenë jashtë orarit të shërbimit. Ai ka kaluar në rrugë dhe ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Në këtë përpjekje të punonjësit të policisë, 60-vjeçari Mërkuri e ka goditur me thikë në qafë, duke e plagosur rëndë.

Gjatë masës së sigurisë këtë të premte në gjykatën e Vlores, autori i krimit ka shprehur pendesë dhe ka kërkuar falje për familjarët e efektivit te rendit. Ndërsa burime nga spitali i Vlorës, bënë të ditur se 28-vjecar ka kryer një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale dhe tashmë është në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Më herët, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kërkuar dënim ekzemlar për autorin e krimit.

Vendimi i Gjykatës për dhënien e masave të sigurimit

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 18/08/2023 14:04

    Uroj sherim te plote per Redin Caushin. Ky 60-vjecari eshte agresor I vogel per te kerkuar ndjese. Drejtesia duhet ta ndeshkoje pa meshire th. merkurin dhe kedo qe guxon te ngreje dore mbi efektivet me uniforme policie.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja/ Sondazhi: 41.5 % e shqiptarëve mendim pozitiv për Ramën! Berisha vetëm 21. 4 %

Eduard Zaloshnja/ Sondazhi: 41.5 % e shqiptarëve mendim pozitiv për Ramën! Berisha vetëm 21. 4 %