Plagosi të riun me thikë në mes të Durrësit, autori arrestohet pas 2 ditësh/EMRI

Plagosi të riun me thikë në mes të Durrësit, autori arrestohet pas 2 ditësh/EMRI

Foto ilustruese

Një 18-vjeçar është arrestuar në qytetin e Durrësit pasi ka plagosur një person dy ditë më parë.

Gazmend Gjolena, 18 vjeç, banues në lagjen 8 të Durrësit është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për plagosjen me thikë të Ervis Metaj, 20 vjeç, banues në Durrës. 

18 vjeçari Gjolena e ka pranuar autorësinë e veprës penale.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18 mesditën e 23 majit, pas një sherri mes disa adoleshentëve për motive të dobëta. I plagosuri Elvis Metaj 20 vjeç, ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta"parashikuar në nenet 76, 22 dhe 279 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar