Është identifikuar autori tjetër i dyshuar i plagosje së 19-vjeçarit Reginaldo Kaçorrit pasditen e sotme në Tiranë. Ai është identifikuar si Aldo Kodra, vëllai i Klajdi Kodrës, të dy të shpallur në kërkim për ngjarjen. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se të dy vëllezërit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti të çastit kanë qëlluar me armë zjarri 19-vjeçarin R. K.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Lajmi kryesor:
Pas një sherri të rinjtë përplasen me armë në Tiranë, plagoset rëndë 19-vjeçari! Autori person me precedent të theksuar kriminal, pjesë e atentatit të bujshëm te Komuna e Parisit në 2017











