Pas një sherri të rinjtë përplasen me armë në Tiranë, plagoset rëndë 19-vjeçari! Autori person me precedent të theksuar kriminal, pjesë e atentatit të bujshëm te Komuna e Parisit në 2017

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 19-vjeçar i identifikuar si Reginaldo Kacorri, me origjinë nga Rrësheni.

Ngjarja u regjistrua pranë Kompleksit Olimpik në rrugën "Liman Kaba", pas një konflikti të çastit ku u përfshinë i riu dhe dy vëllezërit Klajdi Kodra dhe Aldo Kodra, të dy të shpallur në kërkim. Reginaldo Kacorri është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

19-vjeçari, dhe dy vëllezërit Kodra kanë qenë në të njëjtin lokal ku fillimisht janë konfliktuar fizikisht dhe më pas dy vëllezërit kanë qëlluar me armë zjarri, duke lënë të plagosur Kaçorrin.

Ndërkohë, Klajdi Kodra, 31vjeç, rezulton person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar disa herë më parë për veprat penale “plagosje”, “vjedhje”, “Armëmbajtje pa leje”. Në gusht të 2017, Kodra u arrestua si bashkëpunëtor në atentatin ndaj Loerenc Hoxhës, i cili mbeti i plagosur nga të shtënat. Konflikti ndodhi për hasmëri.

1622125694_tirane.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes 

1622128034_8000dddff20afd1f609ee74c6ce32b629ad5.jpg

Autori i plagosjes Klajdi Kodra
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:31
Plagosja e 19-vjeçarit në Tiranë, identifikohet edhe autori tjetër, vëllai i Klajdi Kodrës

1622127687_Capture.JPG

Është identifikuar autori tjetër i dyshuar i plagosje së 19-vjeçarit Reginaldo Kaçorrit pasditen e sotme në Tiranë. Ai është identifikuar si Aldo Kodra, vëllai i Klajdi Kodrës, të dy të shpallur në kërkim për ngjarjen. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se të dy vëllezërit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti të çastit kanë qëlluar me armë zjarri 19-vjeçarin R. K.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Ora 17:16
Plagosi me armë sot të riun në Tiranë, kush është Klajdi Kodra, i përfshirë në atentatin ndaj Lorenc Hoxhës në 2017! Në 2010 plagosi dy vëllezër

Klajdi Kodra, i cili dyshohet se plagosi sot me armë zjarri të riun Reginaldo Kaçorrin në Tiranë, rezulton emër i njohur për policinë, i dënuar disa herë më parë për veprat penale “plagosje”, “vjedhje”, “Armëmbajtje pa leje”.

Në gusht të 2017, Kodra u arrestua si bashkëpunëtor në atentatin ndaj Loerenc Hoxhës, i cili mbeti i plagosur nga të shtënat. Konflikti ndodhi për hasmëri.

Po ashtu emri i Kodrës del edhe në një plagosje të dyfishtë, të ndodhur në vitin 2010, në rrugën “Vasil Shanto”. Të plagosur asokohe mbetën dy vëllezër, Klajdi dhe Roland Çeço, 25 dhe 27 vjeç.

Ndërkohë, në vitin 2013, në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës, Klajdi Kodra është qëlluar me plumb në këmbë, pas një konflikti të çastit.

Më datë 03.08.2016 në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, Kodra ka plagosur, duke e goditur në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit me sende të forta shtetasin Flamur Cullhaj, 39 vjeç i dënuar më parë. Gjatë konfliktit pati edhe të shtëna me armë në ajër.

 

Ora 17:00
Plagosja e 19-vjeçarit në Tiranë, identifikohet autori! Emër i njohur për policinë

1622127817_klajdikodra.jpg

Klajdi Kodra është personi i cili dyshohet se ka plagosur me armë zjarri 19-vjeçarin Reginaldo Kaçorrin ditën e sotme në Tiranë. Rezulton se Kodra është emër i njohur për policinë, me precedent të mëparshëm penal.

Ora 16:41
Plagosja me armë në Tiranë, Rebani Jaupi: Ishin në një lokal, fillimisht u konfliktuan fizikisht! Kemi emrin e autorit

 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, dha detaje në lidhje me ngjarjen e regjistruar pak më parë në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 19-vjeçar.

"Këtu pranë kemi pasur një plagosje me armë zjarri të një 19-vjeçari i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës. Është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon në vendin e ngjarjes. Ka qenë një konflikt i çastit. Të dyja palët kanë qenë në të njëjtin lokal, fillimisht janë konfliktuar fizikisht. Kanë qenë në tavolinë të veçanta. Një person ka qëlluar me armë zjarri vetëm një herë.  Kemi një emër të autorit për të cilin do të bëjmë dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje dhe do t'jua bëjmë me dije", tha Jaupi.

Ora 16:23
Plagosja e 19-vjeçarit në Tiranë, reagon Policia: Ngjarja pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen që u regjistrua pasditen e sotme në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 19-vjeçari Redi Kaçorri. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën "Liman Kaba", ku i riu u konfliktua me dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar. Sherri degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit, ku për pasojë u plagos 19-vjeçari, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

"Rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi R. K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.  Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve", njofton policia.

Ora 16:12
Identifikohet i riu që mbeti i plagosur në Tiranë! Ngjarja pas një konflikti të çastit

Foto ilustruese

Redi Kaçorri është 19-vjeçari i cili mbeti i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë, afër Kompleksit Olimpik. Mësohet se Kaçorri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja ndodhi pas në konflikti të çastit që degradoi në përdorimin e armëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koment: 28/05/2021 03:35

    Po keto plehra pse i nxirrni nga burgu per te vazhduar sagen

    Përgjigju
  • Gim: 27/05/2021 22:23

    Te xhamia foton, sa me afer zotit, plera anadollake

    Përgjigju
  • Hajde shqiperi hajde: 27/05/2021 18:20

    Ky psaka vrare e prere e paska bo 6 muj burg.. tani me nje plagosje te lete gjynof mos e fusni në burg kot..de vetem nje person ka plagos.. ma perpara po I ka pas hall 6 muj burg se 10 veta paska dash me vrare. Futeni ja 45 vite brenda te dal me mjekjer si plaku I vitit te ri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ironia e Spahiut: A do vazhdojë protesta nesër, apo deputetët do ikin me pushime?

Ironia e Spahiut: A do vazhdojë protesta nesër, apo deputetët do ikin me pushime?