Plagosja e 19-vjeçarit në Tiranë, reagon Policia: Ngjarja pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë

Plagosja e 19-vjeçarit në Tiranë, reagon Policia: Ngjarja pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen që u regjistrua pasditen e sotme në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 19-vjeçari Redi Kaçorri. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën "Liman Kaba", ku i riu u konfliktua me dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar. Sherri degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit, ku për pasojë u plagos 19-vjeçari, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

"Rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi R. K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.  Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve", njofton policia.


Lajmi kryesor:

Pas një sherri të rinjtë përplasen me armë në Tiranë, plagoset rëndë 19-vjeçari! Autori person me precedent të theksuar kriminal, pjesë e atentatit të bujshëm te Komuna e Parisit në 2017


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë