Plagosja e 2 të rinjve në Kosovë, Ministri i Mbrojtjes: Një pjesëtarë i FSK-së është i përfshirë

Plagosja e 2 të rinjve në Kosovë, Ministri i Mbrojtjes: Një pjesëtarë i FSK-së është i përfshirë

Ministri i Mbrojtjes se Kosovës, Armend Mehaj ka bërë të ditur se një pjesëtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës është i përfshirë në sulmin që ka ndodhur në Shtërpcë.

Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se për të njëjtin do të trajtohet sipas rregullores dhe ligjeve që ka në fuqi Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja.

“Të dashur qytetarë, tani u njoftova se në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë është përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë. I njëjti do ta trajtohet edhe sipas rregulloreve dhe ligjeve që kemi në fuqi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë”, ka shkruar ai.

Më tej Mehaj iu ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

“Shpreh keqardhjen më të thellë për atë që ka ndodhur në Shtërpcë. Të plagosurve, u uroj shërim sa më të shpejtë. Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të ndodhin. Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës mbeten të përkushtuar për t'i shërbyer qytetarëve tanë pa dallim”, ka përfunduar Mehaj.


Lajmi kryesor:

Plagosen me armë dy të rinj serbë në Kosovë, arrestohet pjesëtari i FSK-së! Kurti: Dënoj sulmin! Petkoviç: Përpjekje për të vrarë fëmijë të pafajshëm


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë