Pas tre orësh nga plagosja e 20-vjeçarit Orest Beqirit, Policia e Shkodrës ka vënë në pranga personin e dyshuar si autor të ngjarjes. Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije së është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes, Elvis Hoxha.
/Shqiptarja.com
Hoxha është arrestuar në një banesë në fshatin Grudë, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes që çoi në plagosjen e 22-vjeçarit. Mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20, në lagjen Guerrile të Shkodrës, i riu Beqiri u plagos me armë zjarri teksa po qëndronte në një lokal në lagje duke pirë kafe me disa shokë të tij.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com












