Plagosja e 35-vjeçarit në Librazhd, zbardhet ngjarja! U qëllua aksidentalisht, shënjestër ishte një tjetër person! Autori në kërkim, në pranga i vëllai

Plagosja e 35-vjeçarit në Librazhd, zbardhet ngjarja! U qëllua aksidentalisht, shënjestër ishte një tjetër person! Autori në kërkim, në pranga i vëllai

LIBRAZHD- Plagosja e ndodhur një ditë më parë Librazhd është arritur të zbardhet. Shënjestër e të shtënave me armë zjarri ka qenë një person tjetër dhe jo 35-vjeçari Shpëtim Skura, i cili mbeti i plagosur. 25-vjeçari Albi Biçaku qëlloi në drejtim të lokalit ku ishte ulur Skura, pasi donte të vriste një person tjetër që ishte po ashtu në të njëjtin lokal. Shkak është bërë konflikti që ka pasur vëllai i tij, Renard Biçaku me një 33-vjeçar, i cili ishte edhe shënjestra e atentatit.

Rreth orës 18:00 të ditës së djeshme, Renard Biçaku, vëllai i Aldi Biçakut, është konfliktuar fizikisht me 33-vjeçarin R.H. Pas këtij konflikti ka qenë Aldi Biçaku i cili ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të lokalit për të vrarë 33-vjeçarin.

Aldi Biçaku është në kërkim, ndërsa në pranga ka rënë vëllai i tij Renald Biçaku, 33 vjeç, për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".  Ndërkohë, 35-vjeçari Shpëtim Skura i cili mbeti i plagosur aksidentalisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

Arrestimi i Renald Biçakut u bë pasi gjatë kontrollit në banesën dhe në dyqanin që ka me të vëllanë u gjendën 1 armë zjarri pistoletë, 1 kallëp me lëndë plasëse e programuar për shpërthim në distancë, 1 karikator automatiku, 1 krehër pistolete, 136 fishekë dhe rreth 560 gamë kanabis.   

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë