Dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia, në lidhje me plagosjen e dyfishtë që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Bëhet me dije se janë shpallur në kërkim Njazi Kulla, 25 vjeç dhe Besart Pashkaj, 22 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtorë të Aldo Gjinit, autori kryesor i ngjarjes, i cili la të plagosur Altin Gjokën, 32 vjeç dhe Jetmir Marashin, 28 vjeç.
Kulla dhe Pashkaj kanë qenë bashkë me autorin e ngjarjes në lokalin ku ndodhi sherri, dhe pas ngjarjes u larguan. Bëhet me dije se janë ushtruar kontrolle në disa zona të Tiranës dhe jo vetëm, por deri tani nuk ka pasur rezultat për kapjen e tyre.
Në cilësinë e provës materiale Policia ka sekuestruar 3 mjete, njëri prej të cilëve ishte mjeti tip “Audi” në përdorim të Aldo Gjinit.
Ngjarja u regjistrua në rrugën "Todi Shkurti" në kryeqytet, ku dy të plagosurit, Aldo Gjini dhe dy shokët e tij, u konfliktuan pasi 'fërkuan' makinat në lëvizje.
Për të parë se kush e kishte fajin në përplasjen e automjeteve, ata tentuan të shohin kamerat e sigurisë së lokalit, por kjo shkaktoi një sherr verbal mes tyre dhe Aldo Gjinit.
Ky i fundit nxori pistoletën dhe qëlloi në drejtim të Gjokës dhe Marashit për tu larguar më pas me shpejtësi me makinë. Pas ngjarjes, Gjini është larguar me një makinë me targa AA001RN.
Aldo Gjini rezulton emër i njohur për policinë, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga EUROPOL për akuzat tentativë vrasje, trafikim armësh dhe municionesh luftarake. Ai dyshohet autor i një plagosje të ndodhur më 24 nëntor të viti 2020 në Luksemburg. Po ashtu, në vitin 2016 ai është arrestuar në Itali, për shpërndarje droge. Në pranga, asokohe ranë edhe vëllai tij, Andis Gjini.
Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Makina tip Audi e autorit Aldo Gjini
/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.5%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2243
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla takohet me Raportuesin e PE për Shqipërinë: Hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, angazhim për reformat
29 Janar, 15:04
-
Arrestohet hajduti ‘serial’ i monopatinave në Tiranë! 24 vjeçari vodhi 3 copë brenda një dite
29 Janar, 13:45
-
Tiranë/ Avokati humbi ndjenjat në sallën e Gjykatës së Apelit dhe ndërroi jetë në spital, policia: Shkak arresti kardiak
29 Janar, 12:13
-
Ekzekutimi i postierit në Kamëz, VIDEO e 'Porsche'-it të përdorur nga atentatorët! U denoncua e vjedhur në Elbasan
29 Janar, 11:49
-
Mbyllet me mosdakordësi Konferenca e Kryetarëve, Zhupa: Futët fshehurazi ‘Paketën e Maleve’, 100 grante për votat e PS! Hiqeni urgjent nga kalendari, shkel Kodin Zgjedhor
29 Janar, 11:25
-
Tiranë, trafikonin nga Italia në Shqipëri mjete luksoze të vjedhura, arrestohet italiani, i vëllai nën hetim (EMRI)
29 Janar, 11:19
-
Investime të reja në Spitalin Universitar të Traumës, aparatura moderne për trajtimin e patologjive delikate
29 Janar, 11:11
-
Nuk u plotësua trupi gjykues, GJKKO shtyn seancën ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, SPAK e akuzon edhe për Inceneratorin e Tiranës
29 Janar, 11:10
-
Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së të Dhënave, aktivitet ndërgjegjësues me nxënës, prindër dhe mësues në gjimnazin ‘Sami Frashëri’
28 Janar, 15:42
-
Tiranë/ Bastisja e bizneseve dhe shtëpive në seri, goditet grupi i 3 hajdutëve! Njëri arrestohet dhe dy të tjerët arratisen (VIDEO)
28 Janar, 14:53
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Tiranë/ Djali 12-vjeçar i vdiq te Pediatria e QSUT, nëna e Leo Sadikajt dhunon mjeken, 44-vjeçarja merret nën hetim
28 Janar, 14:34