Shkoder - Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër dha sot (18 shtator) masën e sigurisë 'arrest me burg' për Lulzim Rakaj, autori i plagosjes së dyfishtë të ndodhur më 15 shtator në Malësinë e Madhe.
Pala mbrojtëse ka kërkuar masë 'arrest në shtëpi', por kjo nuk është është marrë parasysh nga gjyqtari Albert Keraj e cila ka pranuar kërkesën e prokurores Elsa Gjeni për ta lënë në 'arrest me burg'.
Para gjyqtares Rakaj ka thënë se ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes pasi dyshonte se Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj kishin armë me vete..
“Më ka rujt Zoti që kam shpëtuar nga ata. Më ka fal Zoti”, ka thënë ai .
Plagosja e dyfishtë
Ka qenë ora 09:45 e 15 shtatorit 2024 kur Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj vrake-te-shkodres-raportohet-per-dy-te-plagosur">u qëlluan me armë zjarri në hyrje të një lokali në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe. Pas 4 orëve ndjekje FNSH e arrestoi autorin e dyshuar, Lulzim Rakaj teksa po tentonte të largohej me bashkëshorten e tij në makinë.
Njëri nga personat u plagos në brinjë ndërsa tjetri në këmbë. Burime për Shqiptarja.com bënë me dije se një nga pistat e hetimit është debati për prishjen e pazareve të drogës.