Plagosja me armë në Tiranë, Rebani Jaupi: Ishin në një lokal, fillimisht u konfliktuan fizikisht! Kemi emrin e autorit

 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, dha detaje në lidhje me ngjarjen e regjistruar pak më parë në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 19-vjeçar.

"Këtu pranë kemi pasur një plagosje me armë zjarri të një 19-vjeçari i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës. Është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon në vendin e ngjarjes. Ka qenë një konflikt i çastit. Të dyja palët kanë qenë në të njëjtin lokal, fillimisht janë konfliktuar fizikisht. Kanë qenë në tavolinë të veçanta. Një person ka qëlluar me armë zjarri vetëm një herë.  Kemi një emër të autorit për të cilin do të bëjmë dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje dhe do t'jua bëjmë me dije", tha Jaupi.


Lajmi kryesor:

Pas një sherri të rinjtë përplasen me armë në Tiranë, plagoset rëndë 19-vjeçari! Autori person me precedent të theksuar kriminal, pjesë e atentatit të bujshëm te Komuna e Parisit në 2017


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë