TIRANE - Policia e Tiranës ka arrestuar dje shtetasin O. Pepkolaj, 17 vjeç, pasi dyshohet se me datë 29 shkurt 2012, rreth orës 13.30, në Bulevardin “Zogu i Parë”, pranë shkollës “Sinan Tafaj”, të ketë qëlluar me thikë duke plagosur rëndë me dashje shtetasin Rauljan Beqiraj, 23 vjec. Ky i fundit ndodhet i shtruar në Spitalin „Nënë Tereza“ aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se minoreni e ka kryer sulmin në bashkëpunim edhe me një bashkëmoshatarin e tij, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim, bën të ditur policia e kryeqytetit pa saktësuar se cili ka qënë motivi i ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të Plagosjes së rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 88 dhe 25 të Kodit Penal. (im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com