Dy vëllezër të mitur mbetën të plagosur mbrëmjen e djeshme në Sarandë, pasi u goditën me thikë nga 43-vjeçari Ibrahim Duda, ndërsa të tjera detaje mbi ngjarjen janë bërë me dije ditën e sotme.

Mësohet se Duda vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa u konfliktua me dy vëllezërit për shkak se ata i kishin shtypur qenin me makinë.

Ngjarja u regjistrua në lagjen nr.4 në Sarandë, ku pas krimit, 43-vjeçari u arratis, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij, por ende nuk ka rënë në pranga.

Dy vëllezërit e plagosur janë dërguar në spital, nën kujdesin e mjekëve.