Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për ngjarjen e ndodhur në shkollën e Gjormit në Vlorë. Koordinatorja për mediat në selinë blu, Silvi Bardhi tha se policia ka lehtësuar pozitat e autorit, familja e të cilit është e lidhur me Partinë Socialiste
“Ngjarja kriminale e ndodhur sot në shkollën e Gjormit në Vlorë, ku djali i mësueses kujdestare qëlloi me pistoletë bashkëmoshataren e tij, është treguesi i gjëndjes së rendit në vend, tregues i gjëndjes së arsimit në vend. Kur djali i mësueses kujdestare shkon me pistoletë në shkollë dhe qëllon një nxënëse, janë goditur dy kolonat që mbajnë një shoqëri, rendi dhe arsimi. Por edhe më e rëndë bëhet ngjarja, kur mësohet se në këtë krim është përfshirë edhe policia duke i bërë hetimet në favor të autorit”, deklaroi Bardhi.
Sipas selisë blu ngjarja është raportuar si një plagosje të lehtë, sikur pasojat janë disa gërvishtje. Ndërkohë PD thekson se e plagosura i është nënshtruar një operacioni të vështirë në sallën e reanimacionit ku i është hequr një plumb në kokë, dhe falë punës së mjekëve ajo ka dalë nga rreziku për jetën.
/Shqiptarja.com

VIDEO