TIRANE- U ka shpëtuar 16 plumbave të një kallashnikovi, duke marrë vetëm një plagë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në rrugën “5 Maji” në Tiranë, te tregu i “Medresesë”. Dritan Jazexhiu, 45 vjeç ka qenë shënjestrat e një atentati të ndodhur dje dhe që dyshohet se ka autor të riun, Klajdi Hoxholli, i cili më pas ka ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Burime nga uniformat blu thanë për “Shqiptarja.com” se ky është atentati i dytë që i bëhet Jazexhiut, pasi në vitin 2011 atij i është vënë një sasi eksplozivi në derën e banesës së tij.

Pista kryesore e hetimit nga uniformat blu është ajo e një konflikti pronësie që vazhdon prej disa vitesh. Sipas policisë, ky konflikt pronësie është bërë publik edhe në një emision televiz. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, i riu nuk është arrestuar, të paktën deri në mesnatë. Ndërkaq, policia ka marrë edhe dëshminë e atyre personave që kanë dijeni në lidhje me këtë ngjarje, apo informacione për konfliktin mes tyre.