Një 46-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi dyshohet se plagosi me armë një 45-vjeçar, të premten.
Pas një konflikti për motive të dobëta, Besnik Selxhaferi plagosi me armë zjarri Agron Delishin, i cili u transportua menjëherë në spitalin e Dibrës. Por, meqenëse kishte nevojë për ndihmë më të specializuar u dërgua me helikopter në Tiranë për t'u mjekuar. Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit, pas pallatit të kulturës dhe dyshohet se autori ka gjuajtur nga makina.
46-vjeçari Besnik Selxhaferi i dyshuar si autor i ngjarjes është arrestuar pas mbërritjes së policisë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.