LEZHË -  Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qendër të Rrilës në Lezhë. I plagosuri është Sokol Daci, rreth 30 vjeç.

30-vjeçari njëkohësisht edhe pronari i berbehanes ka tri plagë, një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë. Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e zonës, ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

“Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi Sokol Daci ndodhej në biznesin e tij në momentin kur është qëlluar me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë. Ai ishte duke u marrë me një klient kur ndodhi ngjarja.

Dyshohet se mund të ketë qenë më shumë se një autor. Një prej tyre ka zbritur nga një automjet dhe ka shtënë me breshëri në drejtim të biznesit. Personat nuk janë identifikuar ende dhe janë larguar nga vendngjarja. Në momentin e të shtënave ka pasur 5 persona të tjerë brenda biznesit dhe nuk dihet nëse ka qenë Daci shënjestra.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. Janë ngritur pika kontrolli, janë marrë për analizë kamerat e sigurisë dhe po merren në pyetje disa persona.

Sokol Daci nuk rezulton të ketë precedentë penalë apo të jetë një person problematik në zonë. Ai njihej gjithashtu edhe si berber Coli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:38
Mbeti i plagosur gjatë atentatit në Rrilë të Lezhës, Report TV siguron foton e pronarit të berberhanes

1769981876_sokoldaci.jpg

Ky është Sokol Daci, pronari 30 vjeçar i një berberhaneje në Rrilë të Lezhës, i plagosur mbrëmjen e sotme.

Report TV ka siguruar foton e të riut, i cili u qëllua me breshëri plumbash në biznesin e tij. Ai është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe po mjekohet për tri plagët që ka marrë në shpatull, bark e këmbë.

Nuk dihet nëse Daci ka qenë shënjestra e atentatit, pasi brenda në berberhane ndodheshin edhe 5 persona të tjerë në momentin e ngjarjes.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

P.J/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kuci: 02/02/2026 07:44

    Fajin e ka Saliu që shkatërroj Shtetin Shqiptarë në 97! Puc Berisha! Krimineli Berisha ishte shkaktari kryesor është për shkatërrimin e Ushtrisë dhe ja efekti sot, e 35 viteve që armët e tija po vrasin gjdo ditë

    Përgjigju
  • Ergi: 02/02/2026 02:45

    Familjaret e Nikulajve kane qenu duke u qethur kshu eshte ne shqiperi vrasin ate qe ska asnje faj jo ate qe punon me djers balli

    Përgjigju
  • Puci: 01/02/2026 23:32

    Fajin e ka saliu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 2 Shkurt, 13:24

    A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?