SHKODËR- Një 30 vjeçar është plagosur më armë zjarri në fshatin Vermosh në Malësi të Madhe në vendin e quajtur ‘Qafa e Bardalecit’.
Policia thotë se 55-vjeçari Gjergj Marku ka plagosur me armë zjarri pistoletë pas një konflikti shtetasin Mati Pemaj, 30-vjeç. Ky i fundit sipas bluve të Shkodrës ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Por Gjergji Marku nuk është mjaftuar vetëm me plagosjen e 30-vjeçarit, por ka kanosur dhe i ka dëmtuar mjetin edhe shtetasit D.Q, i cili i ka shkuar në ndihmë të plagosurit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Pas disa minutash ndjekje policia ka vënë në pranga Gjergji Markun dhe ka proceduar penalisht gruan e tij shtetasen E.M. Kjo e fundit ka qenë prezente gjatë konfliktit dhe ka kanosur shtetasin D. Q.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)