SHKODËR- Një konflikt mes disa personave ka përfunduar deri në përdorimin e armës, e për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të kësaj të enjteje në afërsi të Katedrales, në lagjen “Vasil Shanto”, ku mësohet se ka mbetur i plagosur Vasel Koçeku, 27-vjeç. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është identifikuar dhe është shpallur në kërkim autori, e ndërsa gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa persona, të cilët mund të kenë dijeni. 

"Fale reagimit të shpejtë të forcave të Policisë është bërë identifikimi i autorit dhe po punohet për kapjen e tij. Nuk jepen të dhëna të tjera, për shkak të hetimeve", njofton polcia. 

27-vjeçari banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve teksa nuk dihet gjendja e tij.

Foto nga vendi i ngjarjes

Lajm në përditësim