Vetëplagoset me armë zjarri polici në Tiranë! 47-vjeçari shoqërohet tek 'Trauma' në gjendje të rëndë (EMRI)

Një incident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Tiranë ku një polic është vetëplagosur me arme zjarri brenda ambienteve të QSUT. Bëhet fjalë për Shkëlqim Haxhimalin, polic në sistemin e burgjeve, i cili pas incidentit u shoqërua tek “Trauma” në gjendje të rëndë.

Aktualisht 47-vjeçari është në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:10 në QSUT teksa ishte duke marrë shërbimin.

Ka qenë vajza e tij që e ka dërguar në spital, sepse ajo është kontaktuar e para nga vetë i plagosuri duke i thënë që është rëndë. 

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia