Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të mbikalimit të Rinasit, në Tiranë, ku 25-vjeçari Fabjo Arifaj është plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta. Burime për Report TV, bëjnë me dije se i riu ka marrë një plumb në këmbë dhe po merr mjekim në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa po ashtu është plagosur me sende të forta edhe 22-vjeçari Grisjan Latifaj i cili po ashtu ndodhet në spital.
Ndërsa policia thekson se kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme me qëllim kapjen e autorit/ve.
Sakaq, është sekuestruar automjeti me të cilin autorët e plagosjes te mbikalimi i Rinasit u larguan pas ngjarjes. Mjeti është gjetur i braktisur, ndërsa ende nuk dihet se si autorët kanë vijuar arratisjen më pas.
Dy të plagosurit, njëri me armë zjarri dhe tjetri me sende të forta, nuk kanë dhënë asnjë deklaratë përpara hetuesve. Po verifikohet se kujt i përket makina, në mënyrë që të identifikohet dhe kapet autori.
“Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi G. L., rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka sekuestruar automjetin me të cilin autorët e plagosjes te mbikalimi i Rinasit u larguan pas ngjarjes.
Mjeti është gjetur i braktisur, ndërsa ende nuk dihet se si autorët kanë vijuar arratisjen më pas.
Konflikti dyshohet të ketë nisur për shkaqe banale. Dy të plagosurit, Fabjo Arifaj dhe Grisjan Latifaj, njëri me armë zjarri dhe tjetri me sende të forta, nuk kanë dhënë asnjë deklaratë përpara hetuesve.
Po verifikohet se kujt i përket makina, në mënyrë që të identifikohet dhe kapet autori.
Komente










