E rëndë në Fier, vritet me thikë një i ri! Arrestohet autori 39-vjeçar, viktima bashkëjetonte me ish gruan e vrasësit (EMRI + VIDEO)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, teksa një 39-vjeçar ka goditur me thikë për vdekje bashkëjetuesin e ish bashkëshortes së tij në lagjen Kryengritja e Fierit.
FIER- Një person ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, teksa është goditur me thikë për vdekje nga një 39-vjeçar.
Siç bëhet me dije për Report Tv është arrestuar autori i vrasjes, Xhulian Miho, i cili ka ka goditur me thikë bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes, Xhimi Baka, 23 vjeç.
Bluzat e bardha bëjnë me dije se viktima ka marrë 3 goditje me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në pranë shkollës së mesme profesionale Petro Sota, në rrugën 'Ramiz Aranitasi.
'Rreth orës 21:00, në rrugën "Ramiz Aranitasi", shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.', njofton policia.
Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se ka qenë divorci mes autorit dhe bashkëshortes së tij.
Kjo e fundit bashkëjetonte me viktimën 23 vjeçar, ndërsa me autorin Miho kishte dy fëmijë nga martesa. Të dy mbrëmjen e sotme janë takuar aty ku ndodhi ngjarja e rëndë dhe pas një debati Miho e ka qëlluar me thikë Bakan, i cili më pas ndërroi jetë në spital.
Viktima Xhimi Baka
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:49
Fier/Vrasja me thikë e 23-vjeçarit, detaje: Ish-bashkëshortja e autorit bashkëjetonte me viktimën
Janë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë në Fier mbrëmjen e sotme, ku mbeti i vdekur Xhimi Baka 23 vjeç pasi u godit disa herë me thikë nga Xhuliano Miho 39 vjeç.
Shkak dyshohet se ka qenë divorci mes autorit dhe bashkëshortes së tij.
Kjo e fundit bashkëjetonte me viktimën 23 vjeçar. Miho kishte dy fëmijë me ish bashkëshorten e tij. Të dy mbrëmjen e sotme janë takuar aty ku ndodhi ngjarja e rëndë dhe pas një debati Miho e ka qëlluar me thikë Bakan, i cili më pas ndërroi jetë në spital.