TIRANE – Dy plagosje të rënda me thikë janë shënuar gjatë orëve të mbrëmjes së sotme në qytetin e Shkodrës dhe në Gjinar të Elbasanit.
Në Shkodër një student plagosi me thikë një tjetër të ri pranë konviktit të Shkollës Pyjore. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është studenti Shkëlzen Merturi, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Agim Doçi.
Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes, ndërsa sipas hetimeve paraprake dyshohet se plagosja të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit mes tyre. Vijojnë hetimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe evidentimin e motiveve të plagosjes së rëndë në qytetin e Shkodrës.
Pak orë më vonë në fshatin turistik Gjinar të Elbasanit, dy persona mbetën të plagosur rëndë pas një konflikti, të cilësuar për motive të dobëta mes tyre.
Sipas informacioneve paraprake, 26-vjeçari Klodian Shati i ka ngacmuar vajzën e dajës 21-vjeçarit Neritan Shinplaku. Ky motiv duket se e ka shtyrë 21-vjeçarin të plagosë rëndë me thikë 21-vjeçarin, por konflikti mes tyre është përkeqësuar edhe më, duke mbetur të dy të plagosur në gjendje të rëndë.
Dy të plagosurit janë transportuar drejt kirurgjisë Elbasanit pasi kanë marrë plagë të rënda në trup. Gjendja më e vështirë shëndetësore paraqitet për Klodianin i cili mund të niset drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, për shkak të sasisë së madhe të gjakut që ka humbur. Policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com