Një 59-vjeçar me inicialet F. Ç është arrestuar nga policia e Beratit pasi është autori i një plagosjeje me thikë. Më konkretisht të G.P, 59 vjeç, banues në lagjen ”Uznovë”, Berat. Ngjarja për më tepër raportohet të ketë ndodhur për motive të dobta.
Fatmirësisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën pasi mori ndihmën mjekësore në spitalin Berat.
Ndërkohë nga Seksioni i Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.S, 56 vjeç, banues në Ura Vajgurore, pasi duke drejtuar mjetin tip Benz aksidentoi shtetasin A.A, 61 vjeç, banues në Ura Vajgurore, i cili ndërroi jetë.
Komento