Plagosën 5 persona/ Dalin pamjet nga aksidenti i shqiptarëve në Itali, një i arrestuar, një në kërkim

ITALI- Disa ditë më parë dy shqiptarë teksa po përpiqeshin t’i shpëtonin policisë me makinën e tyre të vjedhur plagosën pesë persona.

Fillimisht dy shqiptarët refuzuan t’i ndalonin policisë dhe më pas për t’i shpëtuar kapjes u futën kundravajtje në një rrugë. Si pasojë, u një makinë, me të cilën po lëvizte një familje lituaneze me katër persona dhe një grua 61-vjeçare që po lëvizte me bicikletë u aksidentuan nga makina e shqiptarëve.

Siç edhe shihet në videon e publikuar nga mediat italiane, pas aksidentit shqiptarët u larguan menjëherë nga makina e tyre e vjedhur.

Njëri prej tyre ia doli që t’i shpëtonte policisë, ndërsa tjetri vazhdon të kërkohet nga autoritetet italiane. 35-vjeçari i kapur ishte i njohur për policinë italiane pasi ishte kapur edhe më parë për vjedhje, shkelje të rregullave të qarkullimit dhe rezistencë ndaj forcave policore.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë