Albërie Hadërgjonaj është një nga këngëtaret shqiptare mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo poston herë pas here foto ku shfaqet në mënyrë provokuese dhe vë në pah linjat e saj. Ditën e djeshme Albëria vuri në dijeni ndjekësit e saj se po përgatitej për klipin ri.

Ajo publikoi disa foto ku shfaqej e veshur me një fustan blu me temina, flokë të gjata të zeza dhe lente blu. Dukej vërtet ndryshe por kjo pamje bëri që ndjekësit e saj të shpërthenin në ofendime. Madje njëri prej tyre e quajti plakë.

Këngëtarja i ka bllokuar komentet, pasi normalisht ka mbetur e ofenduar prej tyre.

Foto e publikuar nga Albërie Hadërgjonaj në Instagram