Plaket popullsia shqiptare, psikologu: Shkak kyç, emigrimi! Gjinekologia: Faktori kryesor është ekonomia, step çiftet e reja  

Ekonomia, emigrimi, mentaliteti dhe problemet me fertilitetin janë elementët që kanë ndikuar në plakjen e popullsisë shqiptare. Plakja e popullsisë së vendit tonë, pikërisht sot që OKB dha lajmin për popullsia e botës arrin në 8 miliardë ka qenë tematika në Sot Live në Shqipëri me gazetaren Migena Sotiri dhe Nertil Agalliun.

Për psikologun Edmond Dragoti rënia e popullsisë është emigrimi i të rinjve jashtë Shqipërisë. Psikologu shpjegon se njeriu në modernizëm është bërë më individualist dhe i ka kushtuar rëndësi komoditetit vetjak sesa realitetit të jetosh për mbijetesë. Megjithatë, për Dragotin elementi më i rëndësishëm është emigrimi i të rinjve.

“Sot për shkak të faktit që ka një ikje jashtë të të rinjve dhe lindshmëria është duke rënë njëkohësisht. Sepse, ata e shohin të ardhmen e tyre perspektivën e tyre, jashtë vendit. Në këtë mënyrë rritet lindshmëria në vende të tjera. Faktori i dytë është mentaliteti. Njerëzit janë bërë gjithnjë e më shumë individualist dhe i kushtojnë më shumë kushteve personale.

Të gjitha bashkë ndikojnë në mënyrën e jetesës, njerëzit s’janë më aq të shtrënguar në mënyrën e jetesës, kanë pretendime për një jetesë më komode. Sepse s’pretendohet më thjesht të mbijetosh. Faktori i tretë, lidhet dhe me faktin që është rritur steriliteti te meshkujt dhe kjo ka bërë që nevojat për të lindur të bëhet më i vështirë.”- tha Dragoti.

Gjinekologia Kozeta Mustafaraja në pyetjen e drejtuar nga Gazetarja e Report Tv, Ledina Jakimi u shpreh se çiftet e reja stepen për të krijuar familje për shkak të kushteve të pakta ekonomike që kanë. Mjekja nënvizon se rishtazi ka ndryshuar edhe mentaliteti i çifteve të reja të cilët nuk preferojnë të bëhen prindër në moshë shumë të re si dikur.

“Përve­se nuk kanë mundësi ekonomike, s’kanë shtëpi, s’kanë punë. Nëse nuk ke pune dhe s’ke ku jeton s’ke ku e sjell në jetë në fëmijë. Është dhe çështje mentaliteti, d.m.th. të rinjtë nuk duan të bëhen mama dhe baba të rinj.

Sigurisht që janë të shumta shkaqet për kontrollet e çifteve, janë të ndryshme probleme mashkullore apo femërore. Sëmundje të ndryshme, veset e ndryshme alkooli, duhani apo vese të tjera që ndikojnë në uljen e fertilitetit.”- tha Mustafaraja.

E pyetur se cilët janë çiftet të cilët kanë më shumë shqetësime me shëndetin, mjekja u shpreh se padyshim janë ata që jetojnë në qytet për shkak të stresit.

“Është e ndarë në varësi se ku jetojmë. Është e njëjta gjë, është e sigurt që do të bjerë për shumë arsye dhe do të bien gjithnjë edhe më shumë. Ata që jetojnë në qytet dhe kanë kërkesa dhe halle më të mëdha normalisht që paraqiten më shumë raste të infertilitetit”- vijoi mjekja.

Dragoti u ndal dhe në shifrën e fundit nga OKB për numrin e popullsisë në botë ku tha se pavarësisht se lindshmëria është një lajm pozitiv, shton rrezikun e mbipopullimit.

“Lindja e 8 miliardit është gjë shumë pozitivë pavarësisht se shtimi popullsisë shton rrezikun e mbipopullimit duke prishur ekuilibrin e planetit dhe krijon ato krizat e famshme. Prishja e një ekuilibri në raport me mjedisin, sjell epidemi si pandemia etj. Ai ishte një reagim i natyrës ndaj njeriut.”- tha Dragoti.

Lindshmëria në Shqipëri po pëson rënie me ritme të shpejta, duke ndikuar në plakjen e popullsisë. Sipas të dhënave të INSTAT lindjet në 3-mujorin e tretë 2022 ishin 6.172, duke shënuar një rënie me 19,6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2021.

Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2022 është 5.130, duke shënuar një rënie prej 19,8%, krahasuar me tremujorin e tretë 2021. Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e tretë 2022 tregon se janë 1.042 lindje më shumë se sa vdekje.

 

Intervista e plotë

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • toni: 15/11/2022 20:39

    Te njejtat justifikime perseriten cdo vit ne shqiperi, por problemet zmadhohen. Te gjitha keto qe permendin "specialistat e paafte shqiptar me diplloma fallco" faktikisht jane pasoja. Arsyet jane komplet te tjera por asnjeri nuk i thote sepse "nuk eshte korrekte te thuash te verteten". Psh 2/3 e foshnjave abortohen ne barkun e nenes,por asnjeri nuk e permend si shkak KRYESOR. e dyta eshte se grate edukohen te behen skllave pune dhe karieriste. U thone qe familja,femijet dhe burri jane nje burg dhe izolim per gruan,kurse puna,bindja te pronari,dhe ti nenshtrohesh karieres eshte clirim,liri dhe pavaresi (edhe pse 80% e grave karieriste perfundojne ne antidepresant kronik). Grate jane mashtruar dhe burrat kane hequr dore nga shoqeria.kjo situat do pefundoj ne vuajtje masive percdo shqiptar dhe gjith shoqerine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës