Plaku dhe Sukaj mposhtin Kukësin
Partizani komandon kampionatin

Plaku dhe Sukaj mposhtin Kukësin<br />Partizani komandon kampionatin
Partizani fiton duelin me Kukësin dhe merr përkohësisht kryesimin e Superiores pas javës së 4. ‘Demat e kuq’ ndryshe nga 3 javët e para kur e ka pasur shumë të vështirë për të vendosur fatin e sfidës, përballë Kukësit ka qenë e kunëdrta, pasi ka shënuar dy herë duke qenë superiorë në fushë.

Fitoren 2-0 ndaj një rivali direkt për titull Partizanit ia dhanë dy sulmuesit, Plaku dhe Sukaj.
Kukësi
Sebino Plaku shënoi golin e parë në minutën e 33, i cili ishte edhe i pari këtë edicion me fanellën e kuqe, ndërsa në pjesën e dytë në të 59’ ishte shkodrani Sukaj që shëndërroi në gol një penallti të fituar nga Fejzullahu.
Kukësi
Kukësi tentoi me brazilianët për të ngushtuar diferencën me shpresën për të barazuar më pas, por deri në fund porta e ‘partizanëve’ të Starovës mbeti e pa prekur duke u shpërblyer mbështetjen e madhe tifozëve që kishin mbushur stadiumin, teksa një pjesë e tyre mbetën jashtë për shkak të banderolave që u penguan nga policia që të ishin në shkallët e stadiumit duke bërë që edhe pjesa tjetër e grupimit të "Ultras Guerrils" të braktisnin stadiumin në shenjë proteste.
partizani
Në stadium ishte edhe presidenti i Veronës, Setti.

Pas 4 javësh Kukësi mbetet në kuotën e 6 pikëve. Ndërsa në ndeshjen tjetër Teuta mundi lehtësisht debutuesit e Pukës 3-1 në Durrës duke u ngjitur në vendin e tretë me pikë të barabarta me Skënderbeun.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim