Plaku te Skënderbeu, Partizani 
prezanton brazilianin Gomes

Plaku te Skënderbeu, Partizani <br />prezanton brazilianin Gomes
Partizani ka prezantuar blerjen më të rëndësishme deri tani në merkaton e dimrit, brazilianin Filipe Gomes me një eksperiencë të gjatë në klubet italiane, mbi të gjitha ka veshur edhe fanellën e Romës për disa edicione.

Braziliani erdhi nga skuadra e Perugias. Partizani kaloi pozitivisht testin e radhës miqësor duke sigluar një sukses 1 – 0 ndaj Teutës. Sfida e luajtur në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës është ndjekur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh.

Goli i Mentor Mazrekaj në minutën e 55 ka vendosur fatet e kësaj miqësore.“Unë nuk besoj te lojtarët yje por tek lojtarët e mirë. Kjo është një skuadër ku do të luftohet shumë për një vend titullari. Gjithsesi, besoj se do të vazhdojmë të lëvizim në merkato.

Kam ardhur këtu për të fituar titullin por është fusha ajo që do të tregojë më shumë. Ndoshta sot Skënderbeu është një skuadër më e fortë por kampionati do të rifillojë pas disa ditësh dhe duhet të punojmë për ta mundur Skënderbeun”tha ai për super sport.

gomez
Filipe Gomes

Flamurtari

Kuqezinjtë e Vlorës nuk ndalen në merkato, pasi kanë firmosur me një tjetër mbrojtës duke kompletuar repartin difensiv me një lojtar nga Kosova. Dardan Çerkini ka firmosur me Flamurtarin deri në fund të edicionit me opsion edhe për një tjetër edicion nëse palët do të arrijnë marrëveshjen në bazë të paraqitjes.

Me Çerkinin, Flamurtari ua beson mbrojtjen kosovarëve, pasi më parë ka firmosur me Berishën, Currin, por edhe lojtarët e tjerë si Lushtaku dhe Hoxha. 

cerkini
Dardan Çerkini

Tirana

Tirana humbi miqësoren me Apoloninë me rezultatin 4-2 duke zhgënjyer, pasi pritej më shumë edhe pse ishte thjeshtë një test miqësor për teknikun Daja. Skuadra e Tiranës do të mbyllë përgatitjet intensive të dielën.

Bardheblute kanë të planifikuar një tjetër ndeshje miqësore. Të dielën skuadra do të përfundojë përgatitjet e janarit për të nisur përgatitjet specifike për takimin e pare çerekfinal për Kupën e Shqipërisë, ndeshje e cila do të luhet në Vlorë fundjavën e ardhshme përballë Flamurtarit.

apolonia tirana
Miqësorja Apolonia - Tirana

Skënderbeu

Lëvizje surprizë, Skënderbeu rikthen në ekip sulmuesin Sebino Plaku. 

2 vite e gjysmë pas largimit nga Skënderbeu drejt Polonisë dhe më pas te Partizani, Sebino Plaku rikthehet sërish në Korçë. Skënderbeu dhe sulmuesi Sebino Plaku kanë arritur marrëveshjen dhe prej ditës së sotme sulmuesi 30-vjeçar do i bashkohet ekipit në Malaga për të kryer fazën Përgatitore.

Pas largimit të sulmuesit Olainka në drejtim të Belgjikës, duket se drejtuesit e klubit ia kanë besuar Plakut rolin e zëvendësuesit. Sebino Plaku luajti dy sezone tek Skënderbeu në vitet 2011-2013 ku arriti të fitojë 2 tituj kampion Shqipërie.

sebino plaku
Sebino Plaku

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )




 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë