Plan i fshehtë në Shtëpinë e Bardhë? Grenell e mohon kategorikisht, Kurti përshëndet deklaratën: Kurrë s'kam thënë që do heqim taksën pa reciprocitet

Plan i fshehtë në Shtëpinë e Bardhë? Grenell e mohon kategorikisht, Kurti përshëndet deklaratën: Kurrë s'kam thënë që do heqim taksën pa reciprocitet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar menjëherë pas sqarimit të të dërguarit Special të SHBA-së, Richad Grenell duke përshëndetur deklarimin kundër për planin e shkëmbimit të territoreve. Ndërsa referuar kërkesës për heqjen e taksës, Kurti thekson se kurrë nuk i ka thënë se do ta heqë atë pa reciprocitet.

“Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial”, shkruan Kurti.

Pikërisht reciprociteti është bërë shkak për krisjen e marrëdhënieve midis palëve pasi Grenell është kundër një gjëje të tillë.

Kujtojmë se, reagimi i sotëm i të dërguarit Special i SHBA-së Richard Grenell erdhi pas akuzave të ashpra të Albin Kurtit kundër Presidentit Hashim Thaçi për marrëveshje të fshehtë në Shtëpinë e Bardhë për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Referuar këtij fakti Grenell tha sot se nuk ka patur kurrë një plan në Shtëpinë e Bardhë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë dhe se edhe për të ky nuk është një opsion.

“Kurrë! Kurrë nuk është ngritur si çështje në praninë time dhe siç thashë, kjo nuk është diçka që e kam parë ose që është folur për të dhe meqë ra fjala, më lejoni të jem shumë i qartë... Kjo nuk është hera e parë që kemi qenë të qartë se këto thashetheme janë thjesht thashetheme, vetëm kaq. Unë personalisht jo. Unë nuk e shoh këtë si opsion”, tha Grenell.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardian Dibra: 29/03/2020 04:01

    Per momentin kjo eshte zgjidhja me e mire e mundeshme, uroj qe te vlersohet si e tille. Durim. I duruari i fituari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës