TIRANE- Efektivët e policisë në 12 drejtoritë e qarqeve, përfshi dhe Policinë Kufitare, prej 18 dhjetorit do të funksionojnë me planin e masave gatishmëri 24 orë deri në ndërrimin e viteve. Është ky urdhri i firmosur nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ku kërkohet që efektivët në terren të japin maksimumin e tyre për të siguruar rend dhe qetësi përgjatë festave.
Sipas ministrisë së brendshme, “Strukturat e Policisë në nivel qendror e vendor kanë hartuar dhe do të zbatojnë një plan masash për parandalimin dhe hetimin e veprimtarisë kriminale, garantimin e rendit si dhe menaxhimin e trafikut rrugor e parandalimin e aksidenteve”.
Më tej shpjegohet në urdhrin e Didit se për të koordinuar veprimtarinë e policisë në terren dhe çdo operacion që do të kryhet, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur dhe funksionojnë grupet e drejtimit operativ.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com