Plan masash për festat e fundvitit, Çela: OSHEE në gatishmëri 24 orë

Plan masash për festat e fundvitit, Çela: OSHEE në gatishmëri 24 orë

Adrian Çela, administratori i OSHEE-së

Në kuadër të mbarëvajtjes dhe  furnizimit me energji elektrike gjatë ditëve të festave, kompania e OSHEE ka njoftuar se është hartuar një plan masash.

Gjatë një daljeje për mediat Administratorit të OSHEE-së, Adrian Çela, u shpreh se për sigurimin e furnizimit me energji elektrike janë angazhuar në terren brigada pune me punonjës nga 11 drejtoritë rajonale të OSHEE në vend.

Çela informoi se strukturat e  kompanisë kanë gati 1500 punonjës, të shpërndarë në grupe në terren  dhe do të zbatojë konkretisht planin e masave që aplikohet në cdo periudhë kur pritet fluks ngarkese në rrjet.  Ai informoi gjithashtu se në të gjitha rajonet e vendit janë vendosur, numrat e telefonit në dispozicion të qytetarëve për të raportuar çdo defekt të mundshëm që mund të ndodhë në zonat e tyre të banimit.

Gjithashtu bëhet e ditur se drejtoritë rajonale të OSHEE janë pajisur me bazë materiale të domosdoshme si kabull, izolatorë, përcjellës, do të shërbejnë për eliminimin sa më shpejt të çdo avarie në rrjet.

 “OSHEE ka përgatitur një skemë për përballimin e ngarkesës së rrjetit, gjatë ditëve të festave.Kemi mbi 1500 punonjës në terren, të shpërndarë në grupe, çdo qytet ka publikuar hartat dhe numrat e emergjencës, që janë në shërbim 24 orë për qytetet të ndryshme të vendit", tha Çela. 

I pyetur nga mediat për situatën e krijuar në Korçë ku mesnatën e 25 dhjetorit u dogj një transformator i nënstacionit Korçë që furnizonte disa lagje të qytetit dhe rrethinat e saj, administratori shpjegoi se defekti është një ndër ato raste që ndodh rrallë por falë angazhimit të punonjësve arriti të riparohej në kohë.

“Defekti në Korçë është një ndër ato raste që ndodh një në shumë vite, por që arriti të riparohej në kohë reale nga punonjësite e OSHEE-së, pavarësisht temperaturave disa gradë nën zero.Punonjësit tanë janë për tu përshëndetur, pasi është një nga ato defekte që kërkon mbi 48 orë punë dhe që është zgjidhur në kohë reale, por ata kanë punuar gjatë gjithë natës, pavarësisht temperaturave të ulëta.Tashmë qyteti i Korçës dhe fshatrat përreth do të furnizohen me energji elektrike normalisht”, u shpreh administratori i OSHEE Adrian Çela.

Numrat e kontaktit e vendosuara në dispozision për qytetarët në rast mungese dhe defekti të energjisë elektrike 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja