Plan me Dedan Gjonin për t’i bërë atentat 'Akilit', publikohet videoja e arrestimit të ‘Kep Rapit’ në Durrës

DURRËS- Ky është momenti i arrestimit të Rexhep Rapit, dhe nipit të tij Algert Rapi të cilët akuzohen se në bashkëpunim me ish-policin Dedan Gjoni, kanë tentuar që të ekzekutojnë Xhevdet Plakun, i njohur si “Akili” dhe i dyshuar për trafik droge.

Vrasja e mbetur në tentativë i ngjante një seknari filmi. Xhevdet Plaku, që përdorte 25 identitete si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës me qendër në Amsterdam, sipas prokurorisë është thirrur në zyrat e policisë nga Dedan Gjoni gjatë kohës që ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut.

Ish-efektivi Gjoni dyshohet se ka bashkëpunuar me Rexhep Rapin, njohur ndryshe si “Kep Rrapi” dhe e ka thirrur në komisariat objektivin Xhevdet Plaku më 17 shtator 2019 me qëllimin për t’u nxjerrë në pritë tek kundërshtarët e tij. Më pas ka raportuar te autorët orën që do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Fatmirësisht, atentatorët janë tërhequr nga plani dhe vrasja nuk u krye.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme firmosi 4 urdhër arreste, dhe përveç Gjonit u ekzekutua nga Policia e Durrësit arrestimi i Rexhep Rapit, personazh i njohur me histori kriminale në Shijak, nipit të tij Algert Rapi dhe Dejvi Gjermeni, punonjës policie në atë kohë në Policinë e Durrësit.

Nuk dihet saktësisht pse Rexhep Rapi e donte të vdekur Xhevdet Plakun, por ky i fundit ka qenë nën akuzë nga Gjykata e Savonës për vrasjen e Sali Rapit dhe plagosjen e Alfred Hasës, por mori pafajësi.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gripi: 26/12/2023 21:28

    Shteti edne sikur te jete pa pike fuqie te merr zvarre nese do. Si lepur e kane kapur ashtu si kapen Bajrat, Avdylet etj. Problemi qendron te gjykata dhe prokuroria. E para nese kane prova dhe e dyta ti denojne si e meritojne, as me shume dhe as me pak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, automjeti bie tek Lana në afërsi të rrethit të Shkozës, 35-vjeçari dërgohet në spital

Tiranë, automjeti bie tek Lana në afërsi të rrethit të Shkozës, 35-vjeçari dërgohet në spital