'E zbukuruar me lule'/ Plan për festë në anijen e Rojes Bregdetare, lirohet nga detyra zv. komandanti i Forcave Detare! Meçollari për Report Tv: Ja e vërteta (VIDEO)

TIRANË- Zhvillimi i një ceremonie celebrimi në anijen e rojes bregdetare, i ka kushtuar vendin e punës zv. komandantit të Forcave detare, Artur Meçollari! Report Tv mëson se Meçollari është liruar nga detyra me urdhër të ministrisë së Mbrojtjes, Olta Xhaçka

Ceremonia është ndërprerë në fazën e përgatitjes dhe nuk është lejuar që të mbahet, teksa vetë Meçollari është shprehur se kjo ceremoni është mbajtur me miratim të një titullari në ministri, dhe jo të tijën.

"Ceremonia po mbahej me miratimin e një titullari në ministri, jo time. Unë do jem pjesë e Marinës, por jo më si Komandant i Forcës Detare", tha Meçollari për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta. Kontaktuar nga Report Tv, Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se lirimi nga detyra u zv. komandantit u bë për shkak se Meçollari ka thyer rregullat e sigurisë dhe nuk ka respektuar rregulloren dhe protokollin e raportimit të koordinimit me strukturat përkatëse ushtarake në rastet e përdorimit dhe vënies në lëvizje të të mjeteve të Forcës Detare.

1596891172_mecollari.jpg

Artur Meçollari dhe anija 'Lissus'

Artur Meçollari

VIDEO/ Reportazh i Report TV në anijen 'Lissus' më 30 gusht 2019

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 09/08/2020 10:55

    Ky llari akoma nuk e njeh ushtrine jo te jete zv komandant

    Përgjigju
  • Balta: 09/08/2020 07:47

    Kjo ishte qershia mbi torte, pasi e kane bere balte familjaret e tyre duke shfrytezuar asetet e ushtrise dhe jo vetem. Banoj ne nje pallat me nje gjeneral ushtrie, pervec rojeve qe na sollen pa na marre leje, zene edhe parkingjet pasi do parkoje naltmadhnia dhe shpura e tij.

    Përgjigju
  • Iris: 09/08/2020 00:52

    Si ide nuk eshte e keqe,por menyra e rruga qe u ndoq ishte gabim.Tani NASA e Rusia do fillojne te dergojne turiste ne hapesire kundrejt biletave me cmime marramendse dhe keto para do I perdorin per qellimet e tyre,pavarsisht c'ka marrin nga buxheti I shtetit.Nuk do ishte keq qe dhe Shqiperia te bente gjera te tilla,me keto mjete qe disponon.Edhe nga nje anije mund ta nxjerresh fitimin.

    Përgjigju
  • xXx: 08/08/2020 21:50

    Po normal ky vend u bë han pa porta...

    Përgjigju
  • Hako: 08/08/2020 21:46

    Goxha justifikim.Tipik te njeriut qe shkon ne pune me marr rrogen dhe me i ba mutin.

    Përgjigju
  • Bunavi: 08/08/2020 20:53

    Po bajram bega qe pruri te infektuar ne bunavi mbajti pergjejgjsi per kursanten me covid I beri tamponin dhe I hipi ne autobuz pa marr pergjigjen

    Përgjigju
  • meri: 08/08/2020 20:31

    Po mire more Zotri,neqofese ai Zotria ne ministri eshte i lajthitur,ti nuk ke asnji lloje kopetence ne detyren tende,pse i mban ato grada ,per peshe...

    Përgjigju
  • Tallava: 08/08/2020 17:12

    Shtet tallava, ushtrime tallava, kendon kengetarja e tallavase

    Përgjigju
    • vjeshta: 09/08/2020 00:34

      Fiks!Tallava!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi