TIRANË- Zhvillimi i një ceremonie celebrimi në anijen e rojes bregdetare, i ka kushtuar vendin e punës zv. komandantit të Forcave detare, Artur Meçollari! Report Tv mëson se Meçollari është liruar nga detyra me urdhër të ministrisë së Mbrojtjes, Olta Xhaçka

Ceremonia është ndërprerë në fazën e përgatitjes dhe nuk është lejuar që të mbahet, teksa vetë Meçollari është shprehur se kjo ceremoni është mbajtur me miratim të një titullari në ministri, dhe jo të tijën.

"Ceremonia po mbahej me miratimin e një titullari në ministri, jo time. Unë do jem pjesë e Marinës, por jo më si Komandant i Forcës Detare", tha Meçollari për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta. Kontaktuar nga Report Tv, Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se lirimi nga detyra u zv. komandantit u bë për shkak se Meçollari ka thyer rregullat e sigurisë dhe nuk ka respektuar rregulloren dhe protokollin e raportimit të koordinimit me strukturat përkatëse ushtarake në rastet e përdorimit dhe vënies në lëvizje të të mjeteve të Forcës Detare.

1596891172_mecollari.jpg

Artur Meçollari dhe anija 'Lissus'

Artur Meçollari

VIDEO/ Reportazh i Report TV në anijen 'Lissus' më 30 gusht 2019