Planet për krijimin e një strukture të ngjashme me Vatikanin në zemër të Tiranës, për krijimin e ‘Shtetit Sovran Betktashi', duket se nuk përkrahen nga bektashinjtë e Turqisë, të cilët janë shprehur kundër krijimit të një shteti të tillë.
Përfaqësuesit e Federatës Alevi-Bektash nga Turqia në deklaratat e publikuara në rrjetin turk Haber Global, thonë se bektashizmi dhe “shteti fetar” janë koncepte të papajtueshme me njëri-tjetrin.
Zeynel Abidin Koç, kryetar i Federatës Turke të Alevit, tha: Bektashizmi është një sistem besimi me origjinë nga Turqia. Megjithatë, në Shqipëri ka rreth 115.000 besimtarë bektashianë, dhe kjo përfaqëson 5% të popullsisë së Shqipërisë. Sekti bektashi alevi jeton prej shekujsh në këto anë. Më vonë Perandoria Osmane u zgjerua në Ballkan duke arritur deri në Hungari dhe Shqipëria u bë vendi më i rëndësishëm për ta. Filozofia alevi-bektash, 72 kombet i konsideron si Një, këshillon të gjithë të jenë sovran në veprimet e tyre, të duan fjalët e tyre dhe të qëndrojnë në anën e heroi Ali“.
Ndërsa presidenti aktual i Federatës Alevi Bektashiane në Turqi, Husein Güzelgül, i konsideron si pozitive hapat e ndërmarrë nga vendet për të njohur besimin e sektit bektashi, por thekson se shteti fetar dhe besimi bektashi, nuk mund të shkojnë paralelisht.
"Ne nuk e shohim si të drejtë një shtet të bazuar në fe. Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë aty ku ka tolerancë, paqe dhe dashuri .’- tha ai.
Vetëm pak ditë më parë në prestigjiozen amerikane New York Times u raportua se në Tiranë po projektohet krijimi i një mikroshteti, si Vatikani, për besimtarët bektashinj. Për potencialin e krijimit të këtij shteti sovran, Rama foli edhe para Asamblesë së Përgjithshme të OKB në New York, duke nënvizuar se shqiptarët ndër histori kanë dhënë shembuj të tolerancës fetare.
-
Duket qartazi qe Rama e ka menduar ne disa plane. 1. Manover tymnaje e sterprovuar per te ngritur pluhur e mbuluar ceshtje e skandale qe po i plasin cdo dite e me shume nga media nderkombetare duke e lidhur me krimin. Si te shamngesh median qe nuk te degjon si televiziomi Italian ose Gjerman. Krijo nje superlajm nga hici. 2. E ben Shqiperine me 2 vota ne OKB nese ky shtet do njihet. 3. Mundesia e perdorimit te ketij shteti si zar personal i Rames. 4. Ndoshta promovimi i Shqiperise si vend me tolerance fetare ose me uslam shume te moderuar.
Përgjigju -
Grupet mafioze kristiane kerojne te perçajn bektashizmin me dy mafjozet esi ramen dhe baba mondin.
Përgjigju -
Hec e nxirr gurin qe hodhi Ramushi tani.
Përgjigju -
Ky është lloji i Islamit që na duhet në Evropë në shekullin e 21-të! Unë e mbështes plotësisht vendimin! Shqipëria është fituese neto këtë herë. Rama bëri një revolucion në turizëm.
Përgjigju -
Krye ministri ka nevoje per terapi grupi Pula ska pse ben shshshsh....
Përgjigju -
Boll futet percarje o rrobqira, lerini Shqiptaret te besojne si dhe ku te duan!
Përgjigju-
Ikni ne turqi o reace e keqe se e gjithe heroina qe vjen nga lindja e mesme kontrollohet nga baroni Edmond Me nofken baba por i droges....qerrohuni nga shqiperia se ne nuk ju duam dhe ju kemi neveri o idhujtar te neveritshem
-









Komente
Komento