TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha do të rikthehet sërish në krye të PD. Ndonëse u largua përmes lotëve të tij dhe të mbështetësve pas humbjes rrënuese të 23 qershorit përballë Edi Ramës, Berisha qëndron aktiv në politikë, përmes deklaratave, konferencave të shtypit e qëndrimeve në rrjetet sociale, duke goditur çdo veprim të mazhorancës së re. Ku me sa duket ai ka pak besim se kreu i ri demokrat Lulzim Basha do arrijë të bashkojë gjithë grupet brenda PD e opozitës për të përballuar sfidën e parë elektorale përballë të majtës në pushtet. Burimet brenda PD bëjnë me dije se Berisha po sheh mundësinë e një rikthimi të butë në krye të kësaj partie pikërisht në shkurt të këtij viti, kur dhe do të bëhen zgjedhjet brenda PD sipas “një anëtar një votë” si dhe Kuvendit Kombëtar ku do zgjidhen forumet drejtuese.
Por me sa duket, duke shfrytëzuar dhe faktin se muaji shkurt është me simbolikë e veçantë, pasi 22 vite më parë ai u zgjodh kryetar i PD si dhe po këtë vit u rrëzua busti i Enver Hoxhës, Berisha do të përdorë ndryshimet në statut për t’u rikthyer në krye të PD, pa prekur Bashën në titullin e kryetarit. Zgjidhja me sa duket do të jetë përcaktimi i postit të Presidentit të PD. Një tezë që me sa duket dy ditë më parë u përmend shkarazi nga ish-kryetari i PD, Tritan Shehu teksa tha se duhet një drejtues i gjithëfuqishëm i PD, i mbështetur nga një Këshill Kolegjial, pra Presidenti i PD.
Që do thotë se ndryshimi i drejtimit e emërtesës është bërë pjesë e planit të PD për në muajin shkurt e do fiksohet në statut. Burimet në PD saktësojnë se nxitimi i Berishës për të qënë në krye të PD ka ardhur dhe për shkak të “sagës” së kallzimeve penale të mazhorancës aktuale të majtë ndaj ministrave të qeverisë së kaluar të drejtuar nga ish-kreu i PD. Fjala është dhe për ‘21 janarin’, ‘Gërdecin, ‘Rrëshen-Kalimash’, ku lakohet rëndë dhe emri i Berishës.
Mesila Doda kunder Bashes: “PD dështon sa herë bën llogari meskine, rrudhet”Ish-studentja e dhjetorit ‘90, deputetja Mesila Doda në këto ditë festash, përfshirë ditëlindjen e PD, thotë se kjo forcë politike duhet të japë shembullin e një opozite që punon për vendin e që s’bllokon. Ajo tha se PD duhet të qëndrojë larg eksperimenteve me nëpunësit që i varin e ofiqe partiake, larg praktikave që ia lënë partinë në dorë njerëzve që i lidh me PD vetëm interesi ekonomik. “PD është parti e njerëzve të lirë, dështon sa herë bën llogari meskine e rrudhet kur tenton ta kthejë filozofinë në matematikë”, thotë Doda.
Shkrimi u publikua sot (11.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Lista themeluese e Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH), ku janë tani emër për emër
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Elena Kocaqi në ‘FrontLine’: 'Shteti Bektashi', gabim dhe marrëzi e Ramës! Nëse opozita s’do merrej me Berishën, do ishte e bashkuar në fushatë
28 Janar, 19:28
-
Protesta masive në Serbi, plagoset rëndë një studente, policia arreston 4 persona
28 Janar, 19:24