'Plani franko-gjerman mjaft i qartë', Rama: Kosova të bëjë pjesën e saj të marrëveshjes, pastaj BE e SHBA të merrën me Serbinë

'Plani franko-gjerman mjaft i qartë', Rama: Kosova të bëjë pjesën e saj të marrëveshjes, pastaj BE e SHBA të merrën me Serbinë

1708196958_2d9f48acee3e48bfb057b4e699028c15.jpg

Në konferencën e Sigurisë në Mynih, duke diskutuar në panelin mbi “Ballkanin Perëndimor dhe çështjet aktuale, perspektivën e përbashkët dhe të ardhmen e sigurisë globale në një kohë sfidash”, Kryeministri Edi Rama, i pyetur në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, tha se Prishtina zyrtare duhet të bëjë pjesën e saj dhe të lërë BE dhe SHBA të merren me Serbinë.

Sipas Ramës, është shumë e rëndësishme që Kosova të kuptojë se nuk është vetëm, por është me BE dhe SHBA dhe duhet të bëjë pjesën e saj në planin franko-gjerman, pavarësisht nga veprimet që bën Serbia.

“Por, s’duhen harruar ato që janë objektivat, dhe ku duhet të qëndrojë Kosova. Nuk duhet harruar kjo. Dua të them atë që është për t’u thënë. Kosova nuk po negocion me Serbinë, por po negocion me BE dhe SHBA, siç ne po negociojmë me BE. Çfarë dua të them se ka një plan franko-gjerman, që është mjaft i qartë, ka gjëra që duhet t’i bëjë njëra palë, dhe gjëra që duhet t’i bëjë pala tjetër. Pse duhet që Kosova të shkojë në Bruksel, ndërkohë që të mbaj anën e saj, të nënshkruajë 1, 2, 3, 4 apo pesë gjëra, të bëjë pjesën e saj dhe t’i lërë ata të merren me palën tjetër. Nuk është justifikim për të mos bërë gjëra kur pala tjetër sillet keq”, shtoi Rama.

“Sepse në këtë kontekst, nuk ka të bëjë me Kosovën dhe Serbinë, por ka të bëjë me diçka që ndodh në një kuadër ku janë BE dhe SHBA. Serbia me gjithë progresin që ka bërë nuk është një vend etalon, për të thënë që ata po bëjnë këtë, atë tjetrën dhe pse jo. Ti bënë pjesën tënde. Ne në Shqipëri, dhe të gjithë ne këtu, nuk na pëlqejnë të gjitha gjërat që bëjmë, por duhet të i bëjmë për të qenë së bashku në këtë komunitet. Kur ndonjëherë kur marrin vendimin, që sikur s’më duket i drejtë, nuk na takon që në këtë rast të bëjmë diçka të gabuar, na duhet të qëndrojmë së bashku”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë kujtoi dhe shprehjen e Blinken në Tiranë.

“Ashtu siç Sekretari Blinken tha: Ne jemi krah për krah në kohë të mira dhe në kohë të këqija, në kohë të lehta dhe kohë të vështira. Kjo  është dhe qasja ime. Kemi fqinjë, që janë në BE. Dhe ato duhet të mos harrojnë që kur kanë të bëjnë me ne, duhet të marrin parasysh dhe marrëdhëniet e fqinjësisë, kanë një detyrim më shumë për të përfaqësuar atë që përfaqëson BE dhe në marrëdhëniet e fqinjësisë. E njëjta gjë për ne, për Kosovën dhe Serbinë. Serbia duhet të vendosë. Por, Kosova nuk ka asgjë për të vendosur, është vendosur, është një vend pa dyshim në këtë komunitet me BE dhe SHBA”, nënvizoi ai.


Lajmi kryesor:

Athina, pengesë për në BE? Ironia e Ramës: Jo, i dua miqtë grekë, s'erdha në Mynih për t'i shqetësuar! Më ndjekin kudo, më dëgjojnë tonin e zërit


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'